2009-01-10 15:15:27

Reliket e prindërve të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë arritën në bazilikën e Vatikanit


(10.01.2009 RV)RealAudioMP3 Sot arriti në bazilikën e Vatikanit urna me reliket e të Lumëve Luigji e Zelia Martin, prindërit e Shën Terezës së Krishtit Fëmijë. Reliket u vendosën pranë elterit të katedrës nga kardinali Angjelo Komastri, kryeprift i Bazilikës së Vatikanit. Do të qëndrojnë aty për 4 ditë, duke krijuar mundësinë për t’u nderuar nga të gjithë besimtarët, që vizitojnë Bazilikën e Shën Pjetrit.Të martën e ardhshme, më 13 janar, në orën 17. 00, në bazilikën e Shën Pjetrit do të kremtohet një Meshë Shenjte për nder të të Lumëve, kryesuar nga zevendës-postulatori i Çështjes së Lumnimit të tyre, rregulltari karmelitan atë Antonio Sangalli. Të mërkurën, 14 janar, pas audiencës së përgjithshme të Benediktit XVI, familja Schilirò me Pjetrin e vogël, fëmijën e shëruar mrekullisht nga bashkëshortët Martin, do t’i dorëzojë Papës një relike të të Lumëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.