2009-01-10 15:15:13

Papa jep ndjesën e plotë me rastin e Takimit botëror të familjeve në Qytetin e Meksikos


(10.01.2009 RV)RealAudioMP3 Benedikti XVI u jep ndjesën e plotë besimtarëve që do të marrin pjesë në Takimin VI botëror të familjeve, i cili do të mbahet në Qytetin e Meksikos më 13 deri më 18 janarin e ardhshëm. Pendestaria e Apostolike botoi sot Dekretin përkatës, duke kujtuar se ndjesa mund të fitohet sipas kushteve të zakonshme: pasi besimtari të jetë rrëfyer, të jetë kunguar e të jetë lutur sipas ndjeteve të Papës, me shpirtin e pastruar nga çdo mëkat. Ndjesën e plotë mund ta fitojnë, me të njëjtat kushte, edhe besimtarët e mbarë botës në se, të bashkuar shpirtërisht e mendërisht me ata, që marrin pjesë në ngjarjet e Qytetit të Meksikos, do të thonë në gjirin e familjeve të tyre “Atynën”, “Besojmën” dhe lutje të tjera, posaçërisht në çastet kur do të transmetohen fjalët e mesazhet e Papës, përmes radios e televizionit.







All the contents on this site are copyrighted ©.