2009-01-10 18:25:43

Kardinali Ivan Dias kremton, në Romë e në Indi, 50-vjetorin e meshtarisë.


(11.01.2009 RV)RealAudioMP3 “India është e njohur si demokracia më e madhe në botë, prandaj autoritetet do të dinë t’u përgjigjen si duhet sulmeve kundër pakicave të krishtera në Orisë e në Karnataka, duke ia rikthyer famën e një vendi me kulturë e demokraci shekullore”. Këtë pohoi kardinali Dias, prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, gjatë vizitës së tij në Mumbai, ku kremtoi 50-vjetorin e shugurimit meshtarak. Përvjetori prekës u kremtua më 9 dhjetorin e kaluar në Romë – kardinali është shuguruar më 8 dhjetor 1958 – por prelati i lartë deshi ta kujtonte këtë ngjarje të madhe edhe në tokën ku lindi, me një kremtim solemn eukaristik, që u mbajt të enjten e kaluar, në praninë e kardinalit Osvald Gracias. Gjatë kremtimit, kardinali Dias kujtoi persekutimet e reja kundër të krishterëve në Orisë dhe të vdekurit e Mumbait më 26 nëntorin e kaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.