2009-01-09 19:28:09

Obama: ndihmat menjëherë për të dalur nga kriza


(09.1.2009 R.V.)Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Barka Obama shpalos planin e tij të ri ekonomik për të ndihmuar daljen e Amerikës nga kriza ekonomike dhe i ka dërguar Kongresit për miratim, paketën e shpenzimeve për 800 miliardë dollarësh. “ Duhet të reagojmë menjëherë, përndryshe kriza mund të zgjas me vite. Vendimtar sipas Obamas është roli i qeverisë për krijimin e vendeve të punës. Parashikohet një lehtësim tatimesh prej një mijë dollarësh për 95% të familjeve amerikane, krijimi i burimeve rinovuese të energjisë, rrugë e shkolla të reja. Këto pra janë disa pika të planit të ri ekonomik kundër krizës që ka shpallur dje presidenti i zgjedhur i SHBA-së Barka Obama.







All the contents on this site are copyrighted ©.