2009-01-09 18:45:09

Bashkimi Evropian zgjidh krizën ndërmjet Rusisë e Ukrainës për furnizimin e Evropës me gaz.


(09.1.2009 R.V.)Të gjitha kushtet për të cilat është arritur marrëveshja nga Bashkimi Evropian, Rusia e Ukraina për rifillimin e menjëhershëm të furnizimi me gaz nga Rusia drejt konsumuesve evropian do të respektohen. Bashkimi Evropian pret që të rifillon furnizimi me gazin rus i Evropës, pas marrëveshjes për vendosjen e vëzhguesve në pikat e tranzitit të gazit mes Ukrainës dhe Rusisë. Çekia, vendi që ka kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian, njoftoi se kryeministri çek Topolanek dhe ai rus Putin kanë rënë dakord për kushtet e vendosjes së vëzhguesve. Diplomatët evropianë kanë pohuar se vëzhguesit mund të jenë në terren më së shpejti. Marrëveshja lejon vëzhguesit ndërkombëtare të monitorojnë transportin e gazit.







All the contents on this site are copyrighted ©.