2009-01-08 17:38:32

Benedikti XVI shpreson në një të ardhme në paqe e pajtim ndërmjet popullsive të Serbisë e Kosovës


(08.01.2009 RV)Në fjalimin drejtuar Trupit Diplomatik pranë Selisë së Shenjtë, Papa Benedikti XVI, mes tjerash, kujtoi edhe Ballkanin e, në mënyrë të posaçme, Kosovën. “Selia e Shenjtë është e impenjuar për stabilitetin në jug lindje të Evropës e shpreson që të vijohet me krijimin e kushteve për një të ardhme në pajtim e paqe ndërmjet popullsive të Serbisë e të Kosovës, duke respektuar pakicat e pa harruar mbrojtjen e trashëgimisë së çmuar artistike e kulturore kristiane, që përbënë një pasuri për mbarë njerëzimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.