2009-01-07 17:56:27

Mbreti i Bahreinit dhuron terrenin për të ngritur një kishë katolike


(05.01.2009 RV)Bahreini do të ketë një kishë të re katolike. Terreni është dhuruar pikërisht nga mbreti i vendit arab. Është përgjigjia që sovrani i jep ftesës së Papës Benedikti XVI për të lejuar ndërtimin e vendeve të tjera të kultit për katolikët. Ati i Shenjtë e pati përmendur këtë gjatë paraqitjes së letrave kredenciale të ambasadorit të parë të Bahreinit në Vatikan, duke iu referuar rritjes së numrit të katolikëve. Nga 800 mijë banorët, 80% janë myslimanë, ndërsa katolikët, shumica punëtorë të ardhur nga vendet aziatike, përbëjnë 10% të popullsisë. Bahreini është vendi i parë i Gjirit Persik që ka lejuar hapjen e kishave katolike. Pikërisht, këtë vit bie 70-vjetori i hapjes së kishës së Zemrës së Krishtit, shuguruar në ditën e Krishtlindjes së vitit 1939.







All the contents on this site are copyrighted ©.