2009-01-06 18:07:20

Gëzuar festën e Dëftimit të Zotit!


(06.01.2009 RV)Tre Mbretërit dijetarë adhurojnë sot Krishtin. Në ta shikojmë frytet e para të thirrjes sonë hyjnore e të fesë sonë e, me shpirtin e ngazëlluar, kremtojmë fillesën e shpresës sonë… E ashtu si Mbretërit nxorën nga peshtafet e tyre dhuratat mistike për t’ia paraqitur Zotit, edhe ne t’i hapin peshtafet e zemrave tona e të vemë tek këmbët e Foshnjës së grazhdit, çka është më e denjë për Zotin. Ndonëse Ai është dhurues i gjitha të mirave, të mos harrojmë se na kërkon frytin e vullnetit të mirë. Mbretëria e qiellit nuk është për gjumashët, por për ata që punojnë pa u lodhur kurrë, për ta njohur ligjin e Zotit e për ta zbatuar në çdo vepër të duarve të tyre. Të mos e harrojmë kurrë këtë të vërtetë, në sa vijomë të kremtojmë solemnitetin e Dëftimit të Zotit duke u uruar të gjithë dëgjuesve tanë:
 Gëzuar!
Për shumë mot!







All the contents on this site are copyrighted ©.