2009-01-05 18:23:32

Tadiç i shkruan Ban Ki-Mun për Mitrovicën. Eulex e Kfor pasivë para problemit.
sivë para problemit.


(05.01.2008 RV)Vazhdojnë, megjithëse më të kufizuara, problemet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Mitrovicë të Kosovës. E vazhdojnë edhe ndeshjet ndërmjet palëve në nivelin politik. Presidenti serb, Boris Tadiç i ka shkruar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun, në të cilën akuzon misionin Eulex dhe organizmat e tjera ndërkombëtare të pranishme në vend, se kanë bërë pak ose aspak për të parandaluar incidentet e ditëve të fundit. Ndërkaq, nga Prishtina, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu u bën thirrje shqiptarëve të mos bien pre e provokimeve. Secila palë ia hedh fajin tjetrës për ngjarjet e papëlqyera të Mitrovicës, që filluan më 30 dhjetor, me përdorimin e thikës kundër një serbi, vazhduan më 2 janar me shpërthimin e një bombe në një bar të qytetit e mbrëmë, me rrahjen e dy automobilistëve serbë.








All the contents on this site are copyrighted ©.