2009-01-04 13:31:57

Papa: feja lind nga takimi me Jezusin, nga kundrimi i Lindjes së Krishtit


(04.01.2009 R.V.) Të dashur vëllezër e motra,
liturgjia na propozon sot për meditim tonin të njëjtin Ungjill të shpallur në ditën e Krishtlindjes, do të thotë Prologun( Hyrjen) e Shën Gjonit. Pas zhurmës shurdhuese të ditëve të kaluara me veprimet për blerjen e dhuratave, Kisha na fton përsëri të kundrojmë misterin e Lindjes së Krishtit, për të kapur edhe më shumë domethënien e thellë e rëndësinë e saj për jetën tonë. Bëhet fjalë për një tekst të mahnitshëm, i cili ofron një sintezë marramendëse të tërë fesë së krishterë. Fillon nga lartë: “ Në fillim ishte Fjala, e Fjala ishte në Hyjin e Fjala ishte Hyj” (Gjn 1,1); dhe ja tani risia e padëgjuar e njerëzisht që nuk mund të merret dot me mend: “ Fjala u bë njeri e banoi ndër ne” (Gjn 1,14a). Nuk është një figurë retorike, por një përvojë e jetuar! Ai që na referon është Gjoni, dëshmitar pamor: “Ne e pamë lavdinë e tij, atë lavdi që prej Atit i përket Birit të vetëm plot hir e të vërtetë” (Gjn 1,14b). Nuk është fjalë e urtë e një rabini (mësuesi) apo e një doktori të ligjit, por dëshmi e pasionuar e një peshkatari të thjeshtë që, i tërhequr që i ri nga Jezusi i Nazaretit, në tri vitet e përbashkëta me Të e me apostujt e tjerë e përjetoj dashurinë e Tij – aq sa të vetëquhet “nxënësi që Jezusi e deshi” -, e panë duke vdekur mbi kryq e duke u dëftuar i ngjallur, e bashkë me të tjerët mori Shpirtin e tij. Nga e tërë përvoja e përjetimi, i medituar në zemrën e vet, Gjoni nxori një bindje të sigurt: Jezusi është Urtia e Zotit të mishëruar, është Fjala e tij e amshuar e bërë bërë njeri i vdekshëm.
Për një Izraelit të vërtetë, që i njeh Shkrimet e shenjta, ky nuk është një gjë pa kuptim, madje, është plotësim i tërë Besëlidhjes së vjetër: në Jezu Krishtin arrijnë në plotësi misteri i një Zoti që u flet njerëzve porsi miq, që i dëftohet Moisiut në Ligj, të urtëve e profetëve. Duke njohur Jezusin, duke ndenjur me Të, duke dëgjuar predikimin e tij e duke i parë shenjat që Ai bënte, nxënësit kanë parë e njohur se në Të u realizoheshin të gjitha Shkrimet. Sikur do të pohonte pastaj një autor i krishterë: “I tërë Shkrimi hyjnor për bënë një libër të vetëm e ky libër i vetëm është Krishti, flet për Krishtin e në Krishtin gjënë plotësimin e vet” (Ugo i Shën Viktorit, De arca Noe, 2,8). Çdo mashkull e çdo grua ka nevoj të gjen kuptimin e thellë për ekzistencën personale. E për këtë nuk mjaftojnë librat, as Shkrimet e shenjta. Foshnja e Betlehemi na dëfton e na komunikon “fytyrën” e vërtetë të Zotit të mirë e besnik, që na di e nuk na braktis as në vdekje. “Hyjin, kurrë askush nuk e pa – përfundon Prologu i Gjonit -: Biri i Njëlinduri, që është Hyj dhe është me Atin, Ai bëri të njihet” (Gjn 1,18).
E para që i hapi zemrën dhe kundroj “Fjalën që u bër njeri” ka qenë Maria, Nëna e Jezusit. Një vajzë e përvujtë e Galilesë është bërë kështu “seli e Urtisë”! Sikur Gjoni apostull, secili prej nesh është i thirrur ta “pranoj dhe e mori me vete” (Gjn 19,27), për ta njohur thellësisht Jezusin e për të përjetuar dashurinë besnike e të pashtershme. Ky është urimi im për secilin prej jush, të dashur vëllezër e motra, në fillim të këtij viti të ri.







All the contents on this site are copyrighted ©.