2009-01-03 16:31:23

Viti 2009 shpallet nga OKB-ja "Vit ndërkombëtar i Pajtimit"


(04.01.2008 RV)“Sistemi i parandalimit dhe të drejtat e njeriut”: me këtë titull u hap më 2 janar në Romë, Kongresi ndërkombëtar i organizuar nga Kongregata e salezianëve dhe Vis, Vullnetarët për zhvillim. Pesë ditë pune për të promovuar mesazhin edukativ të don Boskut, për të nxitur të rinjtë të luftojnë për të drejtat e njeriut dhe për zbatimin e tyre të vërtetë.


Viti 2009, që sapo ka filluar është deklaruar nga OKB-ja “Vit ndërkombëtar i Pajtimit”. Në këto 12 muaj, bashkësia ndërkombëtare duhet të përballojë emergjenca të rëndësishme, si konfliktet e shumta, fatkeqësitë natyrore, krizën ekonomike botërore dhe emergjencat ushqimore. OKB-ja duhet të jetë në vijën e parë të frontit, sidomos për të zbatuar inciativat, të cilat shpesh duhen kontrolluar që të mos mbeten në letër.







All the contents on this site are copyrighted ©.