2009-01-03 17:46:42

Viti 2009, Vit ndërkombëtar i Astronomisë: reflektim i atë Funes, drejtor i Vrojtores astronomike të Vatikanit.


(04.01.2009 RV)OKB-ja e deklaroi Vitin 2009, Vit ndërkombëtar i Astronomisë, për të kremtuar kështu 400-vjetorin e vrojtimeve të para astronomike, që realizoi Galileo Galilei në vitin 1609, duke e drejtuar tejqyrën e vet drejt qiellit. Do të jetë një rast i përshtatshëm jo vetëm për të folur për kontributet shumëdisiplinore, që i ka dhënë astronomia ecjes përpara të njerëzimit, por edhe për të thelluar lidhjet ndërmjet shkencës e fesë sot, duke u nisur pikërisht nga diskutimi i shtruar i të ashtuquajturës ‘çështja Galileo’. Për rëndësinë që kanë këto kremtime në këndvështrimin e Kishës, intervistuam jezuitin Atë Hosè Gabriel Funes, drejtor i Vrojtores astronomike të Vatikanit:

Përgjigje: Në këtë vit, kujtojmë 400-vjetorin e vrojtimeve astronomike të Galileo Galileit me teleskop. Mendoj se për Kishën është një rast shumë i përshtatshëm, nga njëra anë për të komunikuar më mirë impenjimin e saj për shkencat, posaçërisht për astronominë, e nga ana tjetër, për të folur edhe për argumente të tjera më baritore e më fetare, sepse kundrimi i bukurisë së universit, na bën ta kuptojmë më mirë bukurinë e Krijuesit.

 
Pyetje: - Sipas jush, astronomia është shkencë që e afron njeriun tek feja?
 
Përgjigje: - Mendoj se mund të ndihmojë për afrimin tek feja. Njohuritë që kemi sot për vendin që zë Toka në univers – një planet i vogël, i cili rrotullohet rreth Diellit, ylli më i afërt, në një Gjithësi me 100 miliard galaktika – na bën ta kuptojmë më mirë brishtësinë tonë, të kuptojmë në ç’masë varemi nga Krijuesi ynë!

 
 







All the contents on this site are copyrighted ©.