2009-01-03 16:19:46

Shenjtorët e javës që vjen


(04.01.2008 RV)RealAudioMP3 Sot është e diela e dytë pas Krishtlindjes. Duke medituar Ungjillin e kohës së Krishtlindjes shohim mrekullitë që Zoti ka bërë për ne. Për gjithçka falenderojmë Hyjin Krijues e Atë, që na ka dhënë Birin e tij Jezu Krishtin.

Zoti ynë është i madh në dashuri. Nesër, Kisha katolike kremton festën e shën Eduardit, mbret i Anglisë dhe festën e shën Deogracias.

Të martën, më 6 janar, Festa e Dëftimit të Zotit, apo ajo e Ujit të Bekuar, siç njihet ndër shqiptarë. Të adhurojnë o Zot të gjithë popujt e tokës. Në të njëjtën ditë përkujtohen edhe shën Karlo nga Sece, françeskan dhe shën Rafaela e Zemrës së Shenjtë të Jezu Krishtit, themeluese e Engjëlloreve që mbajnë të njëjtin emër.

Ati i ka dhënë Birit mbretërinë e të gjithë popujve. Të mërkurën e ardhshme kremtohen shën Raimondi de Penjafort, shën Krispini e shën Luçiani, martir.

Më 8 janar, ditë e enjte, Kisha kremton festën e shën Severinit abat dhe të shën Lorenc Gjustinianit, patrik i Venedikut. Do të adhurojnë o Zot, të gjithë popujt e tokës.


Të premten përkujtohen shën Marçelino, shën Adriani, shën Juliani. Të besosh në Krishtin do të thotë ta pranosh atë në shtëpi, në jetën e përditshme.


Të shtunën, më 10 janar bie festa e shën Gregorit të Nisës, shën Domicianit e shën Agatonit papë. I bekuar qoftë Zoti që mbretëron në paqe.


Në të dielën e ardhshme festohet Pagëzimi i Jezusit, por njëkohësisht edhe shën Igjini papë, shën Leuçio, ipeshkëv dhe e Lumja Angjela nga Folinjo, rregulltare.








All the contents on this site are copyrighted ©.