(03.01.2009 RV)Unë bareshë malesh arbënore, që vargjet ndër ledina i
lëshoj n’kullosë; shkambijtë i shtrydhi për fjalët; lulet
për ngjyrat kangët e zogjve për tingujt, t’adh’roj, o Krisht! Mbas
Mbretënve, të ditunve, në radhë unë pres përvujtas që Ti
me më pritë. Duerthatë u nisa prej vendit tem: pa ar pa mirrë pa kêm! Pa
bukë, që toka eme s’e rritë: pa venë, që vneshta e thame s’fryton; pa
lule, që u veshkën; pa pyje, që u prenë.. Kurrgjânë e vedit e t’Arbnit ndër
duer t’kam prû, që ti t’i bâjsh gjithçka.