2009-01-02 18:14:25

OKB-ja e shpall 2009-tën – vit i Pajtimit


(02.01.2009 RV)RealAudioMP3 2009-ta deklarohet nga Kombet e Bashkuara ‘Vit ndërkombëtar i Pajtimit”, përmes një rezolute, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme më 20 nëntor 2006. Në Rezolutë nënvizohet nevoja urgjente e procesve të pajtimit në vendet e prekura nga konfliktet në të kaluarën ose në të sotmen dhe nënvizohet domosdoshmëria e dialogut ndërmjet kundështarëve, në shenjë respekti e tolerance reciproke, në kërkim të së vërtetës e të drejtësisë, si elemente të domosdoshme për pajtimin e vërtetë e paqen e përhershme. Teksti vëren edhe se shumë nga veprimtaritë e zhvilluara nga Kombet e Bashkuara në fusha të ndryshme, si mbrojtja dhe sigurimi i paqes, parandalimi i konflikteve e çarmatosja, janë një parakusht për t’i nisur e për t’i çuar më tej proceset e pajtimit. I hapet, kështu, rruga bashkëpunimit dhe zgjidhjes së problemeve humanitare, ekonomike, shoqërore e kulturore. Duke shpallur Vitin e Pajtimit në përfundim të dhjetvjeçarit të parë të mijëvjeçarit të ri, Kombet e Bashkuara kanë për qëllim të inkurajojnë bashkësinë ndërkombëtare të vijojë impenjimin për përsosjen e mëtejshme të proceseve të pajtimit, në perspektivë të paqes së qëndrueshme e afatgjatë.







All the contents on this site are copyrighted ©.