Wystan Hugh Auden ‘Kënga e Nënës së Zotit mbi djep’.
(01.01.2009 RV)Ti mbylli sytë e tu vezullues, që nuk picrraken, e botës
i japin dritë e të mitë i rrezikojnë; të mbrojtur nga qepallat, kujdesit tim i
rrëshqasin. Çka mund të zbulosh në sytë e mi, përveç frikës? Veç dashuria tregon,
çka zemra do e s’ do. Ti mbylli sytë vezullues.
Fli, syri s’ka fund, po
zemra n’parzëm ngujuar plaset si zog pa flatra; në palc të eshtrave të hyri, veç
ankthi i mishit tim, që Ati yt s’e njeh. Fli. Ç’mund të të japin mishi e gjaku
që të dhashë a dashuria ime amtare, përveç tundimit para vullnesës së Tij? Pse
u zgjodha për t’i mësuar Birit të Zotit vajin? Fli vogëlushi im, fli!
Fli
e ëndërro. Në ëndrrat njerëzore, toka ngjitet në Qiell e dheu s’ka më varre, e
s’ka më vetmitarë. Në orët e para këtu poshtë, ti e di, mes jetës e vdekjes,
rri vetja në fill të mortjes, e rruga e dhimbjes nis shpejt mbi këtë prak. Ëndërro,
mund të ëndërrosh edhe pak!
Marrë nga ‘Natale in poesia’, Antologia dal
IV al XX secolo, Novara, 2006, fq 134