(01.01.2009 RV)Të falënderoj, o Zot, më dhe hirin të shkel në shtigjet e
pashkelura, të një viti të ri. Koha para meje është libër me faqe të bardha ku
unë do të shkruaj: ndihmomë të shkruaj ç’është e drejtë, e mirë, e bukur, e
vërtetë; që Viti im i ri, kur të bëhet Vit i vjetër, të jetë i denjë për t’u
lexuar prej teje. Më mbaj ndër krahë çdo ditë të këtij viti, që drita e
fytyrës sate, të ndriçojë mbi timen.
Më mbaj në krahë si të mbajti ty
Maria që të mos më pengohet këmba e zemra lodhje të mos ndjejë.
Më merr
ndër krahë, e kështu çdo ditë t’i besoj gëzimet por dhe ligështitë që
rëndë peshojnë mbi shpirt. Më merr, si Maria, e Viti, i ri do të mbetet gjithnjë deri
në ditë të fundit, kur ndërrohen kalendaret!