2009-01-01 17:56:59

E Kremtja e Motmotit të Ri (koment)


(01.01.2008 RV)Ligja e Mojzehit urdhënonte që çdo fëmijë mashkull, të tetëten ditë mbas lindjes, të paraqitej në tempull dhe aty t’i shtrohej sjelljes fetare të Përgjakunit. Ishte këta simboli i atij shugurimit, në fuqí të cilit çdo Izraelitas i kushtohej Hyut, Zotit të vërtetë; pastrohej npër gjak të vet prej mëkatit dhe hynte zyrtarisht të bânte pjesë në Lidhjen shêjte të vulosun ndërmjet Hyut e Popullit, përsè para ligjës vetëm atëherë njehej pjesëtár i familjes së madhe të Abramit.
Natyrisht Krishti si Zot s’kishte nevojë t’i nënshtrohej këtij urdhëni e aq mâ pak të pastrohej prej mëkatit. Gjithnji e bâni këta për të na mësue né t’i biem mohit vedit e epsheve tona në kundërshtim me ligjë hyjnore.
Flija e trishtueshme e Krygjës me kaq niste kursin e vet me anën e briskut të meshtarit, për të marrë fund me heshtën mizore t’ushtarit pagan, qi në Golgota shporoi zemrën e Shëlbuesit të krygjëzuem.
Âsht e arsyeshme qi me ketë flije të madhe shpërblyese, më të cilën Krishti fali vedvedin për njerëzim (Letra), Kisha të na paraqesë, qysh në fillim, bashkë me Krishtin, Zojën e bekueme posi Bashkëshpërblyesen e Bashkëndërmjetësen tonë pranë Hyut At. Këndje lutja liturgjike e Meshës së soçme na grishë e na mëson të shofim përherë e të duem në Zojën jo vetëm atê qi na fali Krishtin, e me tê Jetën, por edhe atê, pa ndërmjetsí të së cilës s’ka shëlbim as jetë hiri, virtyte as shêjtní (Lutja mbas Kungimit).Qe, i krishtênë, shka liturgjija shi sot, ditën e parë të motmotit, të parashtron të ndiqsh më ketë vjetë posi qellimin tand: të kapesh te Krishti me vepra të mira e me dashtëní, por tue rrahë rrugën i shoqnuem prej Zojës, qi âsht nana e jote e nana e Krishtit.

Meshari i të kremteve, Perkthye dhe zhvillue prej At Danjel Gjeçajt OFM, Romë 1966, fq. 78-79







All the contents on this site are copyrighted ©.