‘Te Deum’ – lutja e falënderimit në fund të vitit është kompozuar nga Shën Niketa,
ilir.
31.12.2008 RV)Shën Niketa, apo "shën Niketa i Remessiana-s" (tek sllavët: "sveti
Nikita") jetoi në shekullin IV, pak a shumë në të njëjtën kohë me Shën Jeronimin.
I njohur edhe me emrin "shën Niketa i Dardanisë", ai kompozoi himnoren e mirënjohur
"Te Deum, laudeamus" - "Ty Zot të lavdërojmë". Të paktën që nga fillimi i shekullit
të kaluar, kur britaniku A. E. Burn botoi në Cambridge (1905) monografinë "Niceta
of Remessiana", dihet botërisht se ky shenjtor doli prej botës iliro-shqiptare. Vetë
Shën Niketa shkruan me dorën e tij: "Dardanus sum" - jam Dardan.Latinishtmodifica] Te
Deum laudámus: te Dóminum confitémur. Te ætérnum Patrem, omnis terra venerátur.
Tibi omnes ángeli, tibi cæli et univérsæ potestátes: tibi chérubim
et séraphim incessábili voce proclámant: Sanctus, Sanctus, Sanctus, Dóminus
Deus Sábaoth. Pleni sunt cæli et terra maiestátis glóriæ tuæ. Te gloriósus
apostolòrum chorus, te prophetárum laudábilis númerus, te mártyrum
candidátus laudat exércitus. Te per orbem terrárum sancta confitétur Ecclésia,
Patrem imménsæ maiestátis; venerándum tuum verum et únicum Fílium; Sanctum
quoque Paráclitum Spíritum. Tu rex glóriæ, Christe. Tu Patris sempitérnus
es Filius. Tu, ad liberándum susceptúrus hóminem, non horrúisti Virginis úterum.
Tu, devícto mortis acúleo, aperuísti credéntibus regna cælórum. Tu ad
déxteram Dei sedes, in glória Patris. Iudex créderis esse ventúrus. Te
ergo quǽsumus, tuis fámulis súbveni, quos pretióso sánguine redemísti. Ætérna
fac cum sanctis tuis in glória numerári. Salvum fac pópulum tuum, Dómine,
et bénedic hereditáti tuæ. Et rege eos, et extólle illos usque in ætérnum.
Per síngulos dies benedícimus te; et laudámus nomen tuum in sǽculum, et
in sǽculum sǽculi. Dignáre, Dómine, die isto sine peccáto nos custodíre. Miserére
nostri, Dómine, miserére nostri. Fiat misericórdia tua, Dómine, super nos,
quemádmodum sperávimus in te. In te, Dómine, sperávi: non confúndar in
ætérnum.
Përkthimi 'Te Deum-it' në shqipen zyrtare
Ne të lavdërojmë,
o Hy, Të shpallim Zot. O Atë i amshuar, toka mbarë të adhuron. Ty të këndojnë
Engjëjt, E mbarë Pushtetet qiellore: Shenjt, Shenjt, Shenjt, Zoti
Hyji i gjithësisë. Qielli e toka janë plot me lumni tënde. Të brohoret kori
i Apostujve, Radha e ndritshme e martirëve, Profetët njëzëri të lavdërojnë, E
Kisha Shenjte shpall lumninë tënde, Birin tënd të vetëm adhuron E Shpirtin Shenjt
ngushëllues. O Krisht, mbret i lumturisë, Bir i amshuar i Atit, Ti linde
nga Virgjëra Nënë për shëlbim të njeriut. Ngadhënjyes mbi vdekjen, Ia hape portat
e qiellit besimtarëve. Ti rri në të djathën e Atit, Do të vish të gjykosh botën
në fundin e kohëve. Ndihmoi bijtë e tu, o Zot, Që i shpërbleve me gjakun tënd
të çmuar. Pranoi në lumninë tënde, Në tubimin e shenjtorëve. Shpëtoje popullin
tënd, o Zot, Priji e mbroji bijtë tu. Çdo ditë të bekojmë, Lavdërojmë përgjithmonë
emrin tënd. Denjohu, o Zot, Të na ruash pa mëkat. Me ne qoftë gjithmonë mëshira
jote: Në ty shpresuam. Mëshirë, o Zot, mëshirë për ne. Ti je shpresa jonë S’
do të jemi të pështjelluar në amshim!
Varianti i parë gegnisht
Ty, o Zot, të levdojmë, Ty të madhnojmë, o Zot. Ty, Atë i amshuem,
mbarë bota të nderon. Ty të këndojnë gjithë Engjujt, Ty Qiella e të gjith
Pushtetet: Ty Kerubinat e Serafinat të këndojnë pa pushim: Shêjt, Shêjt, Shêjt
âsht Zoti, Hyu i ushtrive. Qiella e toka janë plot me lumni tande. Ty t’levdon
vallja e lumnueshme e Apostujve. Ty çeta e levdueshme e Profetve. Ty t’levdon
urdia e kandritun e Martirve. Ty t’dishmon Kisha shêjte në tanë boten: Nji
të vetmin Birin tand adhron, E Shpirtin Shêjt ngushlluesin. Ti je, o Krisht,
Mbreti i lumnisë. Ti Biri i amshuem i Atit. Ti, per me krye librimin e njerzve,
nuk e perbuze krahnorin e nji Vashe; Ti, mbasi e ndrydhe fuqinë e dekës, u
çile besimtarve Mbretninë e Qiellve. Ti rrin ne e djathten e Zotit, në lumninë
e Atit. Prej kah besojmë se ke me ardhë porsi gjyqtar. Ty pra po të lutemi:
Eja në ndihmë të shërbtorve tú, qi Ti i shpërbleve me Gjakun Tand të paçmueshem.
Bân qi të kemi pjesë me Shêjten tú në lumninë e amshueshme. Pështoje, o
Zot, popullin tand e bekoje trashigimin tand. E drejtoi këta e naltoi deri n’amshim.
Na të bekojmë Ty ditë per ditë. E e levdojmë emnin tand per shekuj të shekujve.
Denjou, o Zot, me na ruejtë pa asnji mëkat. Të keshë dhimbë për ne, o Zot:
të keshë dhimbë për ne. U reshtë, o Zot, mishrira jote permbi ne, njashtu
si shpresuem në Ty. Në Ty, o Zot, kam shpresue: s’ do të mes kurrë i topitun!