2008-12-30 18:16:46

Tomas Shtern Eliot ‘Bredhat e Krishtlindjes në kujtesë’


(30.12.2008 RV)Jo të gjithë Krishtlindjen e kremtojnë njësoj,
e nuk ia vlen t’i kujtojmë ca kremtime:
Krishtlindjen pa Krisht, plot merzi,
Krishtlindjen kremtuar mes zhurmës së tregut,
Krishlindjen kinse kremtuar, në mejhana
të hapura gjithë natën;
e edhe Krishtlindjen fëmijnore - jo atë të fëmijës,
për të cilin qiriu është yll e engjëlli
i artë në fluturim maje të Bredhit
nuk është stoli, po engjëll i vërtetë.
Sodit fëmija Bredhin e Krishtlindjes:
uroni ta sodisë gjithmonë me këtë frymë
mrekullimi, ngjarje e jo shkak,
që kështu mahnitja, mrekullimi
i çastit kur e pa për herë të parë,
mahnitjet tjera, radhë e me radhë:
prej pritjes së bibës a të rosës,
të ëmbëlsirës e të gëzimeve të tjera
kurrë mos t’ia shlyejnë nga zemra
kujtimin e Bredhit të parë.
Të mos harrojë, i rritur,
se bota asht një rrotull
qi sillet rrethas me turr
e rrugës shumë sende i humbet.
Kohën ngjyrosë me ngjyrë hiri,
e të ndalen sytë ku jeta këputet
e e di se rruga shkurtohet...
Të mos harrojë
... e përjetimet të kthejnë kujtimet
në çerdhe të vjetër.
Kujtesa t’i mbledhë
në një brerje ndergjegjje për të gjitha fajet
nga lindja e këndej;
në një gëzim të vetëm, në një druajtje të vetme
kur në shpirt fryn era e muzgut
e frika në fund të zemrës na zbret.
Fillesa na bën të kujtojmë fundine ardhja e parë, të kujtojmë ardhjen e dytë.

 Marrë nga ‘Natale in poesia’, Antologia dal IV al XX secolo, Novara, 2006, fq 113 







All the contents on this site are copyrighted ©.