2008-12-29 18:48:48

Më se dy milion persona morën pjesë në takimet publike me Papën në vitin 2008.


(29.12.2008 RV)Më se dy milion e dyqind mijë besimtarë e shtegtarë kanë marrë pjesë në takimet me Benediktin XVI në Vatikan ose në Selinë e Kastel Gandolfos gjatë vitit 2008. Njoftimin e jep Prefektura e Shtëpisë Papnore. Posaçërisht në 42 audiencat e përgjithshme të së mërkurës, kanë marrë pjesë më se 534 mijë shtegtarë; në audiencat e posaçme, rreth 226 mijë; në kremtimet liturgjike, 324 mijë besimtarë; në lutjet e Engjëllit të Tënzot, 1 milion e 130 mijë shtegtarë, besimtarë e jo besimtarë. Nga fillimi i papnisë, Benedikti XVI ka takuar 11 milionë e 123 mijë persona.







All the contents on this site are copyrighted ©.