Të krishterët e Orisës festuan qetësisht Solemnitetin e Krishtlindjes
(28.12.2008 RV)Fatmirësisht dita e Krishtlindjes në Orisë ishte e qetë. Në
zonat e gjakosura gushtin e kaluar nga dhuna antikristiane, Meshët e Krishtlindjes
u kremtuan pa trazira, ndoshta edhe pse gjithë zona qe nën kontrollin e rreptë të
forcave të rendit. Po një kontroll i tillë policor nuk është i përditshëm. E kjo shkakton
shqetësim jo të paktë për të ardhmen e pakicave të krishtera, të pëhapura në zonë,
që po i nënshtrohen presioneve të forta për t’u larguar nga vatrat e tyre.