2008-12-27 13:17:00

Rainer Maria Rilke ‘Lindja e Krishtit’


(27.12.2008 RV)Në se ti s’do të ishte i thjeshtë, si
do të ndodhte mrekullia
e këtij muzgu plot dritë? Ai Zot,
që sipër popujsh bubullonte

bëhet i butë, vjen në natën me dëborë!

Më i madh ndoshta mendohej?
Në se mediton madhështinë, çdo masë njerëzore
përshkon, e asgjëson
ngjarja e ardhjes së Tij. Rrugë
të tilla as yjet s’i kanë.

E shih këta tre Mbretër madhështorë,
thesaret më të mëdha të mbretërive
i sollën te grazhdi me kashtë.
Thua të mrekullojnë kaq dhanti?
Po Ti prej pelenash të mjera shikon

se ia kalon çdo gjëje, Ti i vogli në djep.

Gjithë qelibari i mbartur nga toka
të stërlashta, stolitë e arta, aromat
që turbulluan aq e aq brezni,
gjithçka s’është tjetër, veç çast
kalimtar, që kthehet në pendim;

po Ti -e dimë mirë- dhuron vetëm gëzim!
 Marrë nga ‘Natale in poesia’, Antologia dal IV al XX secolo, Novara, 2006, fq 92







All the contents on this site are copyrighted ©.