2008-12-27 13:00:07

Liturgjia e Fjalës së Zotit e Familjes së Shenjtë


(27.12.2008 R.V.)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj radhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të solemnitetit të Familjes së Shenjtë.
Dëgjues të nderuar gjendemi në kohën e Krishtlindjes e vazhdojmë të kundrojmë misterin e mishërimit të Zotit tonë Jezu Krishtit, vazhdojmë ta adhurojmë Zotin që ka dashur të lind në Familjen e Nazaretit për të na mësuar edhe ne po ato virtyte që lulëzuan në familjen e Jezusit. Pra, kjo festë na propozon si reflektim misterin e jetës së Jezu Krishtit. Fjala e mishëruar e Hyjit u inserua e hyri thellësisht e rrënjësisht në realitetin njerëzor duke marrë pjesë në të gjitha përmasat. Kështu kjo festë na përkujton edhe një herë se Familja është e mira më e çmueshme e më e madhe, se Familja është vlera më e shtrejtë që njerëzimi ka e prandaj Jezusi, Maria e Jozefi janë shembuj për ne se si duhet të jetojmë në përkim e dashuri unitetin familjar e familjen ta ruajme nga çdo rrezik.
Kremtimi i festës së Familjes së Shenjtë në të dielën e parë pas Krishtlindjes ka një domethënie shumë të qartë: Fjala e Zotit duke u mishëruar, ka dashur ta shenjtëroi natyrën njerëzore në të gjitha aspektet e saj, e mes këtyre aspekteve themelor është ai i familjes.
Tema e familjes është jashtëzakonisht aktuale edhe sot, e Fjala e Zotit e kësaj feste na tërheq vëmendjen tonë të të gjithëve, prindër e fëmijë ndaj vlerave njerëzore nga të cilat duhet të burojnë sjelljet dhe veprimet e mira e të drejta, në mënyrë që çdo familje të jetë e denjë të quhet Familje; vend i formimit të personit, vend i kultivimit dhe i rritjes e rrezatimit të vlerave njerëzore, shpirtërore, shoqërore, kulturore, kombëtare e botërore. Me tepër mbi festën e Familjës Shenjte mund të dëgjoni këtu......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.