(26.12.2008 RV)Sonte unë shoh mbi dëborën e ngrirë Ditën që ecën me këmbë
këndesi. Sodis nga dritarja bardhësinë e majave e vallen e stinës që ndërron
stinë, e n’ajër ndjej një shpresë që përtërin, blerimin e ardhshëm t’lugajave. Ndoshta
është zemra plot etje për kohët që më s’janë a era që n’pyll fishkëllon a
dita që dhëmbët kërcëllon, n’sa i zbrazët largohet një vit e hëna fort vonë
mbi kalldrëm zë e ndrit!
Marrë nga ‘Natale in poesia’, Antologia dal IV
al XX secolo, Novara, 2006, fq 135