2008-12-25 15:58:13

Teofil Gotje: Krishti ka ardhë!


(25.12.2008 RV)Toka e bardhë e qielli i zi:
“Bini këmbana me gëzim!”.
Ai lindi! Mbi këtë Mrekulli,
Përkulet Virgjëra n’Adh’rim!


Perde prej mëndafshi s’e mbrojnë,
Foshnjën si rrezja e diellit,
pëlhurë merimangash luhatet,
mes vrimës së çatisë edhe qiellit.


Dridhet mbi kashtën e akullt,
Jezusi i bardhë, si zëmbak.
Gomari e kau për ta ngrohur,
i fryjnë mbi trupin njomzak.


Borë e acar fort rëndojnë,
nxin nata, dëbora zbardhë:
Engjëjt puplakë këndojnë,
me barinjtë: “Mesia ka ardhë!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.