2008-12-25 19:13:41

Nina-nana Krishtit Fëmijë.


(25.12.2008 RV)O ti djalë, gazmendi i qiellit,
Zemren ma ke shkrî.
Flêj, moj foshnje, rreze diellit
Nanës sate n’gjí.
Nina - nana, synin n’ gjumë,
Vêne, o Bir tashti.
Nana e jote, lume e lume,
Afër djepit t’rri.
Flêj, o e Nanës bukuria,
Struku në kët djep,
Oh! e madhe dashtënia,
Që mundim po t’ep.
Nina - nana . . .
Balli i bukur, lule vere,
Gjanë e i bardhë, si borë,
Oh! me e thér ka atê një herë,
Ferrash një kunorë.
Nina - nana . . .
T’ vegon syni, si hyll drite,
Engjujt n’ tê shikjojnë.
Por me u errë ka aj një ditë
Si profetët dishmojnë.
Nina - nana . . .
Faqja e jote, drandofille,
T’qeshë parrizi n’ buzë.
Edhe kjo, mjerisht oj qielle!
Ka me kenë perbuzë.
Nina - nana . . .
Flêj, moj, foshnje, pse po kjanë,
Ndoshta nanës po i thrret,
A thue kashta ndokund t’ vranë
E nuk t’lên me fjetë.
Nina - nana . . .
Mësou, moj zemer, me u trazue,
Qysh prej djepit tand!
Perse’i ditë ke me pushue,
Mbi një shtrat ma t’ randë.
Nina - nana . . .
Fjêj, o djalë, ty sheklli besë
Sot per sot nuk t’xên,
Por mbarë bota me sherbesë
Para ‘i ditë tash t’bjen.
Nina - nana . . .

KRISHTIT NË GRAZHD

Flêj në paqë, Qielluer, i kandshëm Ti,
Flêj në paqë, o Foshnje e butë.
Ty tuba e ejve afër të rri,
Që tue t’ adhrue, të lutë.
Ty na po t’falna, si bâne ‘i herë,
Një ditë baritë tue të dhanun nderë.
Flêj në pagjë! . . . Flêj në pagjë!
Foshnje e dashtun, flêj në pagjë!
Maria, Nana e jote, gëzon,
Kur ambël rrin tue fjetë;
Sh’ Jozefi i lum kur ty t’ shikjon,
N’ dishir të qiellvet tretë:
Baritë t’ rrethojnë ty për gjithë anë,
Shtazët afër djepit kan lânë zâ’n,
Flêj në pagjë! . . . Fjêj në pagjë!
Foshnje e dashtun, flêj në pagjë!
Mbyll sytë në gjumë, o gëzimi i jonë:
Na duem me të ndejun n’ rojë.
K’tu duem me t’ ndejun deri vonë,
Me ndejë me t’ Lumen Zojë.
Flêj n’ pagjë, Qielluer, per né bâ nier,
Flêj n’ pagjë e bân një gjumë të mirë,
Flêj në pagjë! . . . Flêj në pagjë! . . .
Foshnje e dashtun, flêj n’pagjë!

 
Marrë nga ‘Himne e kangë’, mbledhur nga imzot Robert Ashta OFM., dorëshkrim
 







All the contents on this site are copyrighted ©.