2008-12-25 19:14:11

Krishtlindje: Mesha e mjesditës


(25.12.2008 RV)Mbi supat e Foshnjes Hyjnore të Betlemit pushon pushteti mbretnuer (Antifona e të Hymit), mbi kryet e tij, kunora e në duert e tija të njoma, skeptri i sundimit e i drejtësisë mbi Êngjuj e mbi njerëz. Gjith kjo madhní Krishtit i vjen në saje t’atij êmnit, të cilin e trashigoi prej Atit të vet qielluer, êmën qi e nalton mbi tana koret e Êngjujve e pushtetet e tokës (Letrat).
Krishti, prandej, âsht mbreti i gjithësisë e mbreti ynë. Shi për të fitue ketë të drejtë mbretnore mbi né, Ai erdh në tokë: na këputi verigat e mëkatit e të robnisë dhe, me veprën e Shëlbimit, na fitoi tagrin e lumnisë së pasosun (Lutja e Psalmi mbas Letrës), tue na bâ bij të Zotit në shpirt (Ungjilli).I krishtênë, edhe ti bân pjesë në mbretninë e Krishtit. Emnohesh i krishtênë për ta paraqitë Krishtin para botës me fjalë e me vepra. Bânju, prandej, roje nderit Mbretit tand të paqës e diftoju ushtar i dêjë për aq madhní hyjnore. Mos u frigò, edhe atëherë kur në jetë Krishti të duket i vogël e i pafuqí. Mendo se edhe atëherë ai âsht i Gjithëpushtetshmi e se vetëm të tijat janë qiella e toka e se troni i tij âsht i pështetun në drejtësi e mirësí!

Meshari i të kremteve, Perkthye dhe zhvillue prej At Danjel Gjeçajt OFM, fq. 7, Romë 1966, fq. 47.







All the contents on this site are copyrighted ©.