(24.12.2008 RV)Sonte përsëri, nga elteri i Katedrës, në zemër të Bazilikës
së Shën Pjetrit, këngëtari do të këndojë këngën e lashtë të Kalendës, që kumton
lindjen historike të Shëlbuesit:
25 dhjetor, Hëna e gjashtëmbëdhjetë;
Kishin
kaluar shumë shekuj nga krijimi i botës, kur në zanafillë Hyji pati krijuar qiellin
e tokën e pati bërë njeriun, sipas shembëlltyrës së vet;
E shumë shekuj që
kur, pas përmbytjes, i Tejetlarti kishte bërë të shkëlqente ylberin, shenjë e besëlidhjes
e e paqes:
Njëzet e një shekuj pas nisjes së Abrahamit, atit tonë në në fe,
nga Uri i Kaldejve:
Trembëdhjetë shekuj pas daljes së Izraelit nga Egjipti,
nën udhëheqjen e Moisiut;
Rreth njëmijë vjet pas lyerjes me vaj të Davidit
si mbret i Izraelit;
Në të gjashtëdhjetë e pestën javë, sipas profecisë së
Danielit;
Në epokën e Olimpiadës së njëqind e nëntëdhjetë e katërt;
52
vjet pas themelimit të Romës;
Në vitin e 42-të të perandorisë së Qesarit Oktavian
Augusti;
kur mbi gjithë botë mbretëronte paqja, Jezu Krishti, Hyj i amshuar
e Bir i Atit të amshuar, duke dashur ta shenjtëronte botën me ardhjen e Tij, si u
zu për virtyt të Shpirtit Shenjt e si kaluan nëntë muaj, lindi në Betlehem të Judës
nga Virgjëra Mari, e u bë njeri.
Është Lindja e Zotit tonë, Jezu Krishtit,
sipas natyrës njerëzore.