2008-12-22 18:11:36

Patriku Tval: “Mjaft më me mure e me post-blloqe!”.


(22.12.2008 RV)“Mjaft më me rrethime të paligjshme e me post-blloqe, mure që nuk e garantojë kurrë sigurinë e që nuk ndihmojnë aspak për të sjellë paqen në Tokën Shenjte” – kështu shprehet Patriku latin i Jeruzalemit, Fuad Tval, përfaqësuesi më i lartë i Kishës katolike në zonë, në një intervistë të gjatë dhënë revistës italiane ‘Familja e Krishterë’.
“Paqja është dhuratë e Zotit – pohon Patriku Tval - por që iu besua njerëzve, prandaj duhet që ata të pendohen, të ndërrojnë kokën e zemrën. Situata tani është e vështirë. Në janar do të bëhen zgjedhjet në Autoritetin palestinez, ndërsa në shkurt, në Izrael, prandaj të dyja palët mund e duhet të bëjnë ndonjë gjest pozitiv, sepse durimi ka kufi. Mjaft me rrethime të paligjshme, me post-blloqe, me mure që nuk e garantojnë kurrë sigurinë. Në se arrihen, siguria e paqja, do t’u përkasin të gjithëve, ose askujt. Nuk mund të lindin nga qëndrime të njëanshme. E ndonjë nismë mund t’i shërbente edhe vizitës në Tokën Shenjte të Papës, i cili pritet, ndonëse jo zyrtarisht, në pranverën e ardhshme. Patriku ankohet se politika botërore interesohet pak për fatin e Viseve të Shenjta, se ndikimi i SHBA dhe i Izarelit është sundues. Në Evropë kemi shumë miq – shton Patriku latin - por nuk janë në gjendje të bëjnë shumë për ta modifikuar këtë mekanizëm. Deri ndihmat – thekson Patriku Tval – mund të krijojnë një status quo paradoksal, sepse gjithnjë më shumë këtu anormalja bëhet normale e të mëdhenjtë e politikës kufizohen ta kenë nën kontroll konfliktin, por jo t’i japin fund.E, në këto kushte, mbi këto troje u ndez një Kometë e madhe, e ndritshme, pikërisht mbi atë grazhd ku më se dymijë vjet më parë u mishërua Zoti. Kometa ndrit rishtas e u tregon gjithë njerëzve vullnetmirë udhën …







All the contents on this site are copyrighted ©.