2008-12-20 14:10:14

Liturgjia e Fjalës së dieles së 4-të të Ardhjes “B”


(20.12.2008 R.V.)RealAudioMP3 Dëgjues të nderuar ia përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotin të Liturgjisë Hyjnore të Meshës Shenjte të së dieles, kësaj herët takohemi me Letrën javore që Zoti na dërgon me rastin e dieles së 4-të të kohës së Ardhjes, kohës që përgatit zemrat tona për kremtimin e pranimin e denjë të Lindjes së Krshtit, Shëlbuesit të mbarë njerëzimit.
Liturgjia Hyjnore, në përgjithësi më këtë javë, në pragun e Krishtlindjes, merr trajtën e një udhëtari që hap pas hapi i jepë zemër vetes për t’ia mbërrijë cakut ku don të kapej ( mbërrin), tek Sheplla e Betlehemit të jetës sonë konkrete, sepse pikërisht në jetën tonë konkrete e të përditshme, Ungjilli dhe Kisha na thërrasin ta gjejmë e të takohemi me Foshnjen Hyjnore, me Zotin e Mishëruar, me Zotin që merrë natyrën e që vjenë në historinë tonë njerëzore, në njëren anë, për të na ofruar veten, jetën e tij Hyjnore, të vërtetën e dashurinë dhe në anën tjetër për të na çliruar nga robërimi i mëkatit e nga vdekja e përjetshme.
Pra, dëgjues të ndëruar, pak ditë para kremtimin të Këshndellave, në Letrën e tij javore, që janë leximet biblike të kësaj së diele, Zoti na udhëheq në zhbërthimin e kuptimit të domëthënies së thellë të Misterit të Lindjes së Krishtit.
Kemi premtimin, besnikërinë e vazhdueshme ndaj tij dhe realizimin e tij.
Premtimi është dëshira e Zotit për shpëtimin e njerëzimit me dashuri; në leximin e parë të kësa së diele, kemi një shenjë ‘hyjnore’ para zemërgursisë së Akazit mbret që don ta shpëtojë popullin me intriga të politikës.
Besnikëria ndaj premtimit hyjnor bëhët përfundimtare dhe totale në Mishërimin e të Birit Hyjnor, Jezu Krishtit ‘ të lindur nga fisi i Davidit’ për kah trupi njerëzor( mishi)’ ( Rm 1,2). Dhe, së fundi, realizimi plotësohet sipas modalitetit të Emanuelit dmth të ‘Zotit që çdo ditë është me ne’.
Qysh nga krijimi Zoti është i pranishëm në ngjarjet e krijesave të veta, mirëpo plotësia e kësaj pranie kryhet ( realizohet) në mënyrë të patejkalueshme e përfundimtare në lindjen e në historinë njerëzore të Jezusit të Nazaretit, Birit të Zotit e Birit të lindur nga gruaja. Po ku është ‘Zoti me’?
Para dëftimit të Emanuelit ekziston një vështirësi e madhe epokale. Ishte shumë më thjeshtë e kishte më shumë dëgjim, binde kur cultura ‘ sakrale’ – ‘e shenjtë’ lejonte të ‘shihej Zoti’ kudo: ‘Zoti me ne’ duhej ( shfaqej) gati një diçka e zakonshme; sot, në epokën e shekullarizimit, të shkristianizimit, Zoti shpesh mohohet, apo bëhën përpjekje për ta mbyllur në ‘kantinë’, ‘podrum’ apo ‘sakresti’. Sot njeriu ndjehet i ‘gjithëpushtetshëm’ e më vështirësi e njeh, e dallon, e kupton praninë e Zotit. Edhe para problemit të së keqës: njeriu nuk i lutët Zotit Shpëtimtar, por mbyllet edhe më tepër në vete, në perspektiven e tmerrshme të mohimit të Zotit. Kështu, Emanueli ‘ Zoti-me-ne’ për shumë njerëz është bë tepricë e ditëve të vençanta, sikur është për shembull, Krishtlindja e afërt.
E Fjala e Zotit e dieles së 4-të dhe e fundit e Ardhjes na thërret edhe një herë ta pranojmë mesazhin e shpëtimit me zemër të vendosur e vullnet të gatshëm ndaj çdo thirrje që Zoti na drejton. E Krishtlindja është rast për pastrimin dhe përforcimin e fesë sonë në Zotin e Dashurisë e të Jetës, e për largimin nga romantizmi i ndjenjave njerëzore e shpirtërore, sikur na ndihmojnë tre personazhet të cilët na i paraqesin leximet biblike:
- Izaia, profeti i largët, i cili ka jetuar 7 shekuj para Jezu Krishtit, të cilin e paralajmëronte e kumtonte me gëzim e paqe të cilat i parashihte prej së largu;
- Gjon Pagëzuesi, profeti i afërt që ishte dëshmitar i ardhjes së Mesisë e të cilin e pati treguar prosi “atë që vejnë pas meje” e të dielen e kaluar, duke thënë se ai ( Gjoni) nuk ishte drita, kështu në mënyrë indirekte pati thënë se ishte Jezusi “ drita e vërtetë që vjenë në botë”.
- Maria e cila e barti në kraharor Mesinë.
Të mësojmë nga këta tre personazhe se si duhet dëgjuar, pranuar e mishëruar në jetën e përditshme Fjalën jetëdhënëse të Zotit e cila nga Shpella e Beltehemit ndriçon çdo njeri vullnet mirë. Më hollësisht mund të dëgjoni këtu mbi liturgjinë e Fjalës së Zotit të dielës së 4-të të Ardhjes..............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.