“Jemi nënat e Krishtit, kur e kemi Zotin në zemër”: kështu u shpreh sot Atë Kantalamesa
në predikimin e tretë të Kohës së Ardhjes.
(19.12.2008 RV)Atë Raniero Kantalamesa
mbajti sot në kapelën e ‘Nënës së Shëlbuesit” në Vatikan, predikimitn e tretë të Kohës
së Ardhjes, në praninë e Papës e të familjes papnore. Predikatari u ndalua veçanërisht
tek dogma e mishërimit, duke ndjekur sidomos mendimin e Shën Palit.Më pas foli për
Zojën e Bekuar e ftoi për t’i ngjarë në fe e në vepra, me bindjen se:
“Jezusin
e zë në zemër, por s’arrin dot ta lindë, ai që e pranon Fjalën e Zotit, por nuk e
vë në jetë, ai që vijon të ketë dështime shpirtërore njëri pas tjetrit, që premton
një pendesë, të cilën sakaq e harron ose e lë në gjysëm të rrugës”.
Amësia
e vërtetë lidhur me Jezusin – tha predikatari – shprehet mrekullisht bukur nga Shën
Françesku:
“Jemi nënat e Krishtit, kur e kemi në zemër e në trupin tonë,
përmes dashurisë hyjnore e ndërgjegjes së çiltër e të pastërt; e lindim përmes veprave
shenjte, që duhet të bëhen shembull për të gjithë”.
Shpirti
që zë Jezusin – shpjegoi Atë Kantalamesa duke cituar fjalët e Shën Bonaventurës, duhet
të bëjë diçka konkrete, duket të ndryshojë, mundësisht, edhe në mënyrë të dukshme,
jetën e zakonet:
“Në se vendos të ndryshosh stilin e jetës e të hysh
në radhët e të varfërve e të të përvujtëve që, si Maria, kërkojnë vetëm hirin e Hyjit,
pa pyetur fare për atë që u pëlqen njerëzve, atëherë, shkruan Shën Bonaventura, duhet
të armatosesh me guxim, sepse do të kesh shumë nevojë për të”.