2008-12-19 18:03:45

Solidariteti e familja në qendër të fjalimit të Papës drejtuar ambasadorit të ri të Sejshelit.


(19.12.2008 RV)RealAudioMP3 Familjet kanë vazhdimisht nevojë të inkurajohen e të ndihmohen nga pushteti publik: janë fjalët e Benediktit XVI në audiencën me ambasadorin e ri të Republikës së Sejshelit, zotin Graciano Luigji Tribaldi, me rastin e paraqitjes së Letrave kredenciale.Papa kujtoi edhe bukuritë e natyrës së Sejshelit si dhe kërkesën për kufizimin e borxheve, pa harruar të vlerësojë impenjimin e autoriteteve të vendit për zhvillimin, duke kufizuar njëkohësisht borxhin e jashtëm. Prandaj nënvizoi se këto përpjekje pozitive duhen mbështetur nga institucionet ndërkombëtare. Benedikti XVI vijoi të kujtonte se rrethanat ndërkombëtare po bëhen gjithnjë më të vështira, gjë që kërkon jo vetëm normalizimin e ekonomisë, por edhe zgjidhjen e nyjeve të drejtësisë shoqërore në favor të të varfërve. E Papa vuri në plan të parë pikërisht konceptin e solidaritetit, duke shpjeguar se ka solidaritet shoqëror, e është ai që lidhet me masat ligjore e me strukturat shtetërore, por ka dhe solidaritet individual, e është ai i çdo njeriu, që është i thirrur të punojë për të mirën e përbashkët. E më pas Ati i Shenjtë theksoi se për të promovuar ndjenjat e vërteta të solidiaritetit, duhet konsideruar si themelor edukimi i të rinjve, gjë që qeveria e Sejshelit e vë gjithnjë në plan të parë, me vetëdijen se duke edukuar të rinjtë, mbillet fara e ardhmërisë solidare.







All the contents on this site are copyrighted ©.