Shoh udhët prej kartoni që t’gëzojnë, barinj allçie që n’to po shtegtojnë, drejt
Shpellës mbi të cilën ra nata… E mbretërit me rrobat e gjata, që Mbretin e botës
përshëndesin, dhuratat përpara ia mbështesin. Paqe këndojnë engjëjt plot gëzim,
në zemër të Krishtit në amshim. Po paqe njeriu nuk ka! Vëllau përsëri vërsulet
mbi vëlla E të duket se s’ do ta dëgjojë vajin Foshnjës që erdh ta shëlbojë, e
që do të vdesë i shporuar ndërmjet dy hajdutësh gozhduar.
Marrë nga
‘Natale in poesia’, Antologia dal IV al XX secolo, Novara, 2006. fq . 131,
përkthim i lirë.