2008-12-18 17:44:26

Këngë Këshndellash: cikël poetik.


(18.12.2008 RV)Sh’Këndellë

Në se Zoja më pyet:
“A âsht kush që m’pret?”.
Unë derën dy kapakësh
kam me ia hapë.

Në se Krishti Fëmijë më pyet:
“A âsht kush m’don?”
Kam me iu gjegjë
tue ulë dy gjujt përdhe!

Malli për Jetë

Ferishtja prej grazhdit
na i ngulë të dy sytë,
dy sytë e shtangun
na i len ndër sy.

Foshnja prej grazhdit
na flet, na kujton,
se malli për Jetë
në shpirt na rrin ndry.

Je n’terr - t’kujton Foshnja
prej shpellës së ngritë,
Po zjarmi e drita
t’rrinë ndezun në shpirt.

Mbarim Festash

Mos ik, Ferishte e Betlemit,
prej strehëve tona të ngrime, me hej,
ti hyn si blerimi në sy
e gjakun e ngrohë nëpër dej.
 Mos ik, Ferishte e Betlemit,
shetit nëpër shtëpi, si era e letë,
mos ik, se po ike mes nesh
s’do të mbijë kurr jetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.