2008-12-17 18:24:15

Sot Kisha përkujtoi Shenjorët Danieli, Anania, Mizaeli e Azaria


(17.12.2008 RV) Shenjtorët, që Kisha katolike i kremtoi sot, janë figura biblike. Historinë e tyre na e tregon Danieli profet në tre kapitujt e parë të Librit të tij. Janë tre të rinj, qeveritarë të Babilonisë, të cilët flaken në një furrë të ndezur, sepse nuk pranojnë të adhurojnë idhujt paganë. Të mbrojtur nga një Ëngjëll i Zotit, ata mbeten të paprekur prej flakëve dhe, së fundi, dalin shëndosh e mirë nga furra, përpara syve të mrekulluar të atyre që i kishin dënuar.
Reliket e tre shenjtorëve të Besëlidhjes së Vjetër u mbartën nga Babilonia në Kostandinopojë, ku u vendosën me nderime të mëdha në abacinë e Malit të Virgjërës. Atje vijojnë të nderohen edhe sot, të ekspozuara në tri relike të ndryshme, në të cilat shkruhen emrat Anania, Mizaeli e Azaria. Në malin e Virgjërës kremtohen më 16 dhjetor, ndërsa Meshari Romak i përkujton një ditë më pas.







All the contents on this site are copyrighted ©.