2008-12-17 18:23:39

Rifilluan sot bisedimet dyditore të Selisë së Shenjtë me Shtetin e Izraelit për çështjen e taksave dhe të pronave të Kishës katolike në Shtetin hebraik.


(17.12.2008 RV)Prej më se dhjetë vjetësh Kisha e Shteti hebraik janë në kërkim të marrëveshjes për të ripohuar përjashtimin historik të Kishës katolike nga tatimet dhe për të gjetur rregullat, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e pronave kishtare katolike, posaçërisht në Viset e Shenjta. Bisedimet e këtyre ditëve në Izrael, vijim i atyre që nisën që më 11 mars 1999, duhet të gjejnë edhe rrugën për rikthimin e Kishës në vendet e ndryshme shenjte, të cilat nuk i përkasin më.
Sot dy delegacionet u takuan si grupe pune, ndërsa nesër do të takohen në sesionin plenar. Delegacionet kryesohen nga imzot Petro Parolin, zevendës-sekretar i Shtetit të Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet e nga përfaqësuesi i qeverisë izraelite.







All the contents on this site are copyrighted ©.