2008-12-17 18:30:06

Parlamenti Evropian miratoi paketën e klimës


(17.12.2008 RV)Sot, Parlamenti evropian votoi me 610 vota pro, 60 kundër e me 29 abstenime, paketën mbi klimën, të përbërë nga 6 rezoluta, të miratuara të premten e kaluar nga Komisioni i Bashkimit Evropian. Masat e marra detyrojnë shtetet anëtare, që në krahasim me vitin 1990, të zvogëlojnë me 20% emetimin e gazeve serë, brenda vitit 2020. Gjithashtu, 20% do të jetë masa e energjisë së prodhuar nga burime të rinovueshme dhe me 20% do të rritet edhe efikasiteti energjitik në Bashkimin Evropian. Asambleja hodhi poshtë propozimin e Britanisë së Madhe, të miratuar nga ministrat e 27 vendeve anëtare, për të zgjatur përtej 48 orëshit, në kushte të veçanta, javën e punës. Kjo gjë mund të bëhet vetëm kur e kërkon vetë punëtori e mund të shkojë deri në 60-65 orë pune. Për të përcaktuar më mirë çështjen, do të fillojë një bashkëbisedim ndërmjet Parlamentit e qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.