2008-12-16 16:11:27

Shpresa, jeta e pasosur dhe feja në Krishtin, në qendër të temave të Ditëve të ardhshme Botërore të Rinisë


(16.12.2008 RV)Ati i Shenjtë bëri të ditur temat e tri Ditëve të ardhshme Botërore të Rinisë, në mënyrë që të favorizojë përgatitjen shpirtërore, një rrugë, e cila do të arrijë kulmin me kremtimin ndërkombëtar në Madrid të Spanjës, nga 16 deri më 21 gusht 2011.
Në vitin 2009, Dita e 24-t Botërore e Rinisë do të ketë këtë temë: “Shpresojmë në Hyjin e gjallë” (1Tm, 4,10). Në vitin 2010, të rinjtë do të reflektojnë mbi temën: “Mësues i mirë, ç’duhet të bëj për të fituar jetën e pasosur” (Mk 10,17), ndërsa pikërisht në vitin 2011 në Spanjë, në praninë e Papës, të rinjtë do të meditojnë mbi një frazë marrë nga Letra e Shën Palit Apostull drejtuar Kolosianëve, “Të rrënjosur dhe të bazuar në Krishtin, të fortë në fe” (Kol 2,7).







All the contents on this site are copyrighted ©.