2008-12-16 16:49:09

Nesër në Strasburg jepet çmimi i parë evropian për jetën kushtuar Nënë Terezës


(16.12.2008 R.V.)Çmimi i parë evropian për jetën që do të jepet nesër në Strasburg, në Parlamentin Evropian i është kushtuar Nënë Terezës. Çmimi do t’i dorëzohet prof. Zherom Lëzhën (1926-1994), mbas vdekjes. Prof. Lëzhën, studiues i gjenetikës moderne ka qenë një ndër mbrojtësit e paepur të jetës. Pak ditë para se të vdiste, ditën e Pashkëve të vitit 1994, pati marrë emërimin e Kryetarit të Akademisë Papnore për Jetën. Në vitin 2007 u hap çështja e lumnimit të tij.
Gjithnjë në lidhje me dorëzimin e këtij çmimi në Dakau, vend famëkeq për krimet e nazistëve, dhe në Strasburg ku nesër do të zhvillohet edhe ceremonia e dorëzimit të çmimit së vejës së profesorit të nderuar Lëzhën po zhvillohen aktivitete, reflektime e debate. Mbi domethënien e kësaj nisme flet z. Karlo Kazini, deputet i Parlamentit Evropian dhe kryetar i Lëvizjes për Jetën:..

Përgjigje: Shpërndahen shumë çmime për gazetarinë, për kinemanë, çmime Nobel për shkencat dhe për shumë gjëra të tjera, por asnjë nuk mendon për jetën që është diçka tepër e rëndësishme. Është një çmim që e japim në një kohë kur në të gjithë botën kremtohet 60-vjetori i nënshkrimit të Deklaratës të së Drejtave të Njeriut. Për fat të keq drejtim i mbrapshtë që kanë marrë Të drejtat e Njeriut është i lidhur me shumë gabime, por askush nuk e thotë se vështirësia kryesore është se nuk jemi më të vetdijshëm se kush është njeriu. Ne themi se njeriu është gjithmonë njeri, që nga të zënit në barkun e nënës deri në vdekjen e natyrshme.

Pyetje: Rëndësia e një çmimi që dorëzohet në Strasburg?

Përgjigje: Me këtë çmim duam t’i kujtojmë Evropës që po ecën drejt bashkimit që don të jetë Evropa e paqes dhe e të drejtave njerëzore, se ky qëllim fisnik nuk realizohet nëse nuk njihet vlera e qenies njerëzore.







All the contents on this site are copyrighted ©.