Papa pret Julian Karron, kryetar kryetar i Lëvizjes ‘Bashkim e Çlirim”.
(15.12.2008 RV)Benenedikti XVI
priti sot paradite në Vatikan, don Julian Karron, kryetar i Lëvizjes kishtare ‘Bashkim
e Çlirim”. Në përfundim të audiencës, pasardhësi i don Gjusanit foli, para mikrofonit
të Radio Vatikanit, për rëndësinë e këtij takimi me Atin e Shenjtë:
Përgjigje:
- Një vit pas takimit të të gjithë Lëvizjes ‘Bashkim e Çlirim” me Papën
në Sheshin e Shën Pjetrit , kërkuam të ritakohemi me Atin e Shenjtë, për t’i treguar
ç’ka ndodhur gjatë këtij viti e për t’u gëzuar së bashku me frytet e këtij takimi,
duke pasur parasysh se Benedikti XVI, që kur ishte ende kardinali Racinger, është
i lidhur fort me Lëvizjen tonë e me revistën e saj ‘Communio”.
Pyetje:
- Bashkim e Çlirim impenjohet shumë në ungjillëzimin e botës së kulturës…
Përgjigje:
- Ne ndjekim plot vëmendje gjithçka thotë Papa lidhur me praninë kulturore
në fe. Për shembull, kemi vlerësuar shumë, përveç fjalimit të madh të Regensburgut,
edhe fjalën që mbajti Papa në Paris para njerëzve të kulturës, të cilën ua shpërndamë
të gjithë anëtarëve të Lëvizjes, sepse tregon rrugën e përsosjes së kulturës përmes
përvojës së krishterë.
Pyetje: - Tema e mitingut tuaj të fundit
ishte “Protagonistë ose askushi”. Temë posaçërisht domethënëse kjo, sidomos tani,
në Kohën e Ardhjes…
Përgjigje: - Absolutisht!
Për ne kjo është vendimtare, sepse është takimi me Protagonistin e vetëm të historisë,
me Atë, që i bën njerëzit protagonistë, përndryshe do të na merrte me vete përroi
i rrethanave, i ideologjive, i mendimeve tona, i ndjenjave tona, e vetëm takimi me
Të – për të përdorur një fjalë që i pëlqente shumë don Gjusanit – e ‘magnetizon’ gjithë
qenien tonë, gjithë dashurinë, gjithë arsyen, duke e bërë kështu njeriun protagonist
të jetës, të aftë për ta rinuar shoqërinë, për të dhënë ndihmesën e vet për lindjen
e njerëzimit të ri e të zemrës së re njerëzore.