2008-12-15 19:24:03

Në Greqi vazhdon protesta, sondazhet kundër kryeministrit


(15.12.2008 RV)Fillon me tensione të reja java e dytë e protestave në Greqi. Pas së dielës, në dukje e qetë, sot manifestimet rinisën në të gjitha qytetet kryesore. Qëllimi i mitingjeve e kapërcen protestën për vrasjen e 15-vjeçarit Aleksandros Grigoropulos nga një polic. Një sondazh i realizuar gjatë fundjavës së kaluar vë në dukje se politika e kryeministrit Kostas Karamanlìs nuk u pëlqen 68% të të intervistuarve. Në shënjestër të studentëve, që kanë ndërmend të protestojnë gjithë javën, janë edhe reforma e sistemit të pensioneve, privatizimet dhe politikat e rritjes së taksave.







All the contents on this site are copyrighted ©.