2008-12-13 18:21:04

Ndërroi jetë kardinali Dalles


(14.12.2008 RV)Të premten e kaluar në Nju Jork ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare, kardinali amerikan Everi Dalles.
Bir i Xhon Foster Dalles, sekretar i Shtetit amerikan nën administratën Aizenauer, u rrit dhe u edukua në një familje protestante. U kthye në fenë e krishterë në kohën kur studionte artet, filozofinë, teologjinë e letërsinë mesjetare pranë Kolegjit të Haruardit. Më pas hyri në Shoqërinë e Jezuitëve. Në jetën e tij të gjatë botoi më se 20 libra. Në veprën e tij më të njohur “Modele të Kishës”, shpreh mendimin se Kisha është mister që nuk mund të përkufizohet me terma pastërtisht konceptuale: mister që mund të kuptohet vetëm përmes analogjish.
U krijua kardinal nga Gjon Pali II në vitin 2001. Me vdekjen e tij, Kolegji Kardinalor numëron 190 kardinaj, nga të cilët 116 me të drejtë zgjedhore e 74 me të drejtë këshillimore.







All the contents on this site are copyrighted ©.