2008-12-13 18:20:33

E Diella e tretë e t’Ardhunit: Koment


14.12.2008 RV)Koha e t’Ardhunit tashmâ âsht në gjysen e udhtimit të vet.
Liturgjija e shef Krishtin kah afrohet dhe shpërthen në gëzim e brohoritë: “Gëzonju përherë në Zotin, rishtas po u thom: Gëzonju, përsè Zoti âsht afër”(Antifona e të Hymit).
Per të bâ qi gëzimi, i cili Këshndellash duhet t’i mbushë zemrat tona, të jetë i plotë, Kisha na flet sot me fjalët e Shën Palit: “Mos u ngushtoni për kurrgjâ, por ndër të gjitha nevojët- qi të keni, çfaqnja Hyut dishiret tueja…npër Jezu Krishtin, Zotin tonë (Letra)”.
Vetëm Krishti âsht gurra e pashterrëshme e gëzimit e e paqës. Mjerisht bota, e me tê shum ndër të krishtênë, s’e njofin ketë gurrë. T’etshëm për ujët e hirit, të marrun syshë prej territ, të lodhun prej udhtimit në shkretí të veseve, ku rrezet zharritse djegin, thajnë e shkrumbojnë, s’afrohen te Krishti qi âsht Rruga, e Vërteta, Jeta, Paqa e Gëzimi. Për ta zâni i Shën Gjonit Pagëzues: “Në mes jush jeton ai, të cilin ju s’e njifni (Ungjilli)” âsht zâni i hirit hyjnuer.
Krishti zhdavaritë terrinat e mendes (Lutja), freskon zemrën dhe përtrin shpirtin e lodhun, libron prej verigave të mëkatit, falë të fyemet (Kushtesa), ep zemër e ngjall të ligështit qi atij i pështeten (Antifona mbas Kungimit).
I krishtênë, hapja Shëlbuesit dyert e zemrës sate; lutu qi Krishti të falë tý e familjes, ashtu si edhe mbarë njerzimit, paqën e jetën e mbinatyrëshme të hirit. Gatoju shpirtnisht Këshndellave e bân qi të Lémt e Shëlbuesit të jetë për tý gurra e atij gëzimi, të cilin e paralajmon Liturgjia e kësaj Meshe.

Meshari i të kremteve, Perkthye dhe zhvillue prej At Danjel Gjeçajt OFM, fq. 18-19, Romë 1966







All the contents on this site are copyrighted ©.