2008-12-11 16:46:40

Marti Ahtisari nderohet me çmimin Nobel


(11.12.2008 RV)Një ceremoni solemne hapi dje në Stokholm mbrëmjen e dorëzimit të çmimeve Nobel, kurse në Oslo, po dje, iu dha çmimi për paqen Marti Ahtisarit për aftësitë e tija ndërmjetësuese. Gajtë përshëndetjes së tij ish-presidenti finlandez Ahtisari i bëri thirrje presidentit të ri amerikan Obama të nisë menjëherë përpjekjet për vendosjen e paqes në Lindje të Mesme.

Gjithashtu sot paradite, në Paris, u hap nga kryetari i bashkisë Delano e politikani italian Valter Veltroni, takimi i nëntë ndërkombëtar botëror i nivelit të lartë të marrësve të çmimit të Paqes. Vitet e kaluara takimet janë zhvilluar në Romë, ndërsa kësaj here ishte caktuar për në Paris për të kremtuar si duhet 60-vjetorin e Deklaratës të së Drejtave të Njeriut. “Ka nevojë për paqe në Afganistan, në Irak e kështu që ka nevojë për ju”- u tha Delano të pranishëmve, ndër të cilët ishin Leh Valesa, Maired Korrigan MekGir, Xhon Hjum dhe Beti Uiliams.

Më në fund Kongresi Amerikan dha pëlqimin për planin e stërmadh prej pesëmbëdhjetë miliardë dollarësh ndihmë për industrinë amerikane të automobilave. Me këto fonde pritet që kompanitë të nisin një fushatë ristrukturimi të industrisë së tyre. Për këtë arsye Shtëpia e Bardhë ka emëruar edhe një person që do të mbikqyrë këtë proces përtëritjeje të industrisë së makinave.







All the contents on this site are copyrighted ©.