2008-12-11 16:34:02

Bruksel-Poznan: Konferenca e OKB-së për ndotjen e atmosferës


(11.12.2008 RV)RealAudioMP3 Njëmbëdhjetë vjet më parë nënshkruhej protokolli i Kiotos për uljen e nivelit të gazrave të dioksiodit të karbonit në atmosferë. Synimi kryesor ishte reduktimi brenda 2012 me 5 përqind të ndotjes së atmosferës në krahasim me 1999. Mbi këtë temë diskutohet sot e nesër në Bruksel dhe në Poznan ku po zhvillohet konferenca e OKB-ës për ndryshimet klimatike. Sekretari i Kombeve të Bashkuar Ban Ki Mun i kërkoi BE-ian të tregojë se është në ballë të kësaj nisme ndërkombëtare që lufton kundër ngrohjes së klimës. Për diçka më tepër mbi këtë temë flet Alberto Klo, docent i ekonomisë industriale pranë Universitetit të Bolonjës.

Përgjigje: Përfundimet mbeten krejtësisht të papërfillshme, në kuptimin se edhe po qe se arrihet ky objektiv në 2030, reduktimi do të jetë i barabartë me më pak se 2 përqind të sasisë së gazrave të prodhuara. Atëherë kthehemi në pikën e nisjes. Në këtë politikë o ka një lloj gare se kush prodhon më shumë gazra, ndërmjet SHBA dhe vendeve që kanë rritje ekonomike, ose veprimi i njënanshëm i BE-ian, mbetet i lavdërueshëm vetëm si një nismë etike, por krejtësisht e papërfillshme përsa i përket rezultateve.

Pyetje: Shumëkush ka kundërshtuar duke thënë se politikat për energjinë e rinovueshme mund të kushtojnë shtrenjtë. A është me të vërtetë kështu? Mos vallë është kjo pengesa?

Përgjigje: Problemi është se synimet në vetvete janë të ndërlikuara, teknikisht të ndërlikuara dhe të vështira për t’i arritur. Por në kushte normale do të duhej të impenjoheshim në këtë drejtim. Këtu nuk kihet parasysh fakti se nënshkrimi i një traktati në situatën dramatike në të cilën gjendet ekonomia është më tepër një dogmatizëm ambientalist sesa pragmatizëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.