2008-12-09 15:58:58

Në Greqi vazhdon protesta studentore


(9.12.2008 R. V.)RealAudioMP3 Në Greqi vazhdon protesta studentore që u ndez më tepër të shtunën e kaluar pas vrasjes së studentit Aleksander Grigoropulos nga ana e policisë. Dje pati përsëri trazira sidomos në Athinë. Ndërsa sot paradite studentë dhe profesorë të universitetit të Athinës u mblodhën përpara parlamentit grek, por u zmbrapsën nga policia, e cila përdori gaz lotsjellës. Në planin politik, Papandreu kreu i socialistëve sot në opozitë, i kërkoi qeverisë konservatore të japë dorëheqjen. Gjithashtu pasdite, mbas varrimit të 15-vjeçarit Grigoropulos, pati përsëri përleshje ndërmjet studentëve dhe policisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.