Kardinali Kanjithares, prefekti i ri i Kogregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën
e Sakramenteve
(09.12.2008 RV) Ati i Shenjtë
pranoi sot dorëheqjen e kardinalit Frensis Arinxe nga detyra e prefektit të Kogregatës
për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, për shkak të moshës. Në krye të dikasterit
vatikanas është emëruar kardinali spanjoll Antonio Canizares Llovera (Kanjithares
Gjovera), i cili deri tani ka qenë kryeipeshkëv i Toledos e primat i Spanjës. U
konfirmuan gjithashtu vizitat e ardhshme të Benediktit XVI në Itali. Papa do të shkojë
në Kasino dhe në Abacinë e Montekasinos më 24 maj, në San Xhovani Rotondo më 21 qershor
dhe në Viterbo e Banjorexhio më 6 shtator.