Barak Obama plan i ri investimesh për përtëritjen e ekonomisë amerikane
(9.12.2008 R.V.)Lajmi i presidentit të ri amerikan Barak Obama se porsa të
vijë në pushtet do të zbatojë një plan të ri investimesh për përtëritjen e ekonomisë
amerikane me 15 miliardë dollarë, solli një frymë të re entuziazmi në bursat botërore.
Bursa e Tokios e mbylli sot bilancin në rritje, ndërsa tregjet evropiane dje fituan
301 miliardë. Plani i ri amerikan është më i madhi i 50 vjetëve të fundit dhe synon
kryesisht të ndihmojë industrinë automobilistike amerikane.
Por ekonomia vazhdon
të jetë ende në krizë. Industria elektronike japoneze bëri të ditur se do të ketë
8 mijë shkurtime në vendet e punës. Ndërkaq në Evropë, presidenti i Bankës Qendrore
Evropiane Trishe, bëri thirrje që të zbatohen sa më shpejt masat antikrizë. Mbi këtë
temë biseduan dje në Londër edhe kryeministri britanik Braun, presidenti francez Sarkozi
dhe presidenti i Komisionit të BE-an Barrozo. Që të gjithë ranë dakord që nxitja e
ekonomisë duhet të përshkohet nëpërmjet investimeve në teknologji dhe realizimit të
veprave të mëdha.