2008-12-08 18:28:17

Papa në lutjen e djeshme të Engjëllit të Tënzot: shpresa e krishterë shkon përtej çlirimit politik.


(08.12.2008 RV)RealAudioMP3 Në lutjen e djeshme të Engjëllit të Tënzot, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit, Benedikti XVI theksoi se Kisha ngre zërin për të gjithë të varfërit e botës e për të gjithë ata, të cilëve u shkelen të drejtat e tyre. Njëkohësisht – shtoi Ati i Shenjtë – shpresa e krishterë shkon përtej dëshirës së ligjshme për çlirim shoqëror e politik. Më pas kujtoi edhe Patrikun e Moskës, Aleksej II, që vdiq pak ditë më parë, duke theksuar:

 
“Bashkohemi në lutje me vëllezërit tanë orotodoksë për t’ia besuar shpirtin e tij mirësisë së Zotit, që ta pranojë në mbretërinë e tij të dritës e të paqes”.

 
Papa kujtoi edhe se të enjten e ardhshme, më 11 dhjetor, do të takojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, universitarët romakë, në përfundim të Meshës, kryesuar nga kardinali vikar, Agostino Valini. Me rastin e Vitit kushtuar Shën Palit, Benedikti XVI do t’u dorëzojë studentëve të rinj Letrën e Apostullit drejtuar Romakëve.

 







All the contents on this site are copyrighted ©.